Bota

Zelenskyy thirrje Perëndimit: Paralajmëroni Rusinë se nëse më godet mua në Kiev, Kremlini do të goditet menjëherë

Në një intervistë për një televizion kanadez, Zelenskyy u shpreh se nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo nëse Rusia sulmon ajo do kundërpërgjigjet.

23 Tetor 2022, 12:08 Nga d.a.
Zelenskyy thirrje Perëndimit: Paralajmëroni Rusinë se nëse
Zelenskyy

URKAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u shpreh se perëndimi duhet të paralajmërojë Moskën se nëse fillon një sulm bërthamor në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev, atëherë qendra vendimmarrëse ruse, Kremlini, do të goditet.

Sipas Protothemës, në një intervistë për një televizion kanadez, Zelenskyy u shpreh se nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo nëse Rusia sulmon asaj i duhet kundërpërgjigjur në të njëjtën monedhë.

Sa i përket përdorimit të armëve bërthamore do të jap një shembull. Tani ulemi dhe dëgjojmë thirrjet e vazhdueshme që Rusia të godasë qendrën e vendimmarrjes në Ukrainë. Si duhet të reagojë planeti? Nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo. Kjo po ndodh në Evropë. Askush nuk ka të drejtë të zhvasë si një terrorist”, shpjegon presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se nëse mesazhi është se qendra e vendimmarrjes do të goditet,atëherë do të ketë një kundërgoditje aty ku është nisur sulmi.

"Nëse e bën këtë, atëherë në një sekondë, pavarësisht nga rezultati i goditjes, qendra jote vendimmarrëse, në vendin tënd, do të goditet."-shtoi ai.

Prej disa ditësh, pas një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin se nuk do të kursejë asnjë lloj arme për të sulmuar Ukrainën, po qarkullon fjala se kjo nuk përjashton as përdorimin e armëve bërthamore.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll