Bota

Rrëzohet avioni privat në Karaibe/ Në bord ishte miliarderi gjerman dhe familja e tij, 2 viktima

Në bord ishte familja e miliarderit gjerman Rainer Schaller, pronar i disa palestrave Rainer Schaller, themelues i “RSG Group”.

23 Tetor 2022, 08:53 Nga A.B
Rrëzohet avioni privat në Karaibe/ Në bord ishte miliarderi
Miliarderi gjerman Rainer Schaller

KARAIBE- Rrëzohet avioni privat me 6 persona në Karaibe. 'NYPOST' shkruan se dy fëmijë dyshohet se janë mes viktimave, në bordin e të cilit ishte familja e miliarderit gjerman Rainer Schaller, pronar i disa palestrave Rainer Schaller, themelues i “RSG Group”.

Ekipet e kërkim shpëtimit thanë se kanë arritur të identifikojnë pjesë të avionit, përfshi edhe një prej motorëve, të përhapura në zonën ku u pa për herë të fundit. Më pas gjatë kërkimeve, është gjetur trupi i dy fëmijëve, një libër dhe një lodër fëmijësh. 

Avioni u nis nga Meksika dhe humbi komunikimin me kullën e kontrollit pranë Barra de Parismina në Detin Karaibe. Autoritetet filluan protokollet e kërkimit, por moti i keq pengoi kërkimin dhe mund të fillonte vetëm të shtunën në mëngjes.

Kërkimi filloi në orën 5 të mëngjesit me orën lokale dhe u deshën 50 minuta që punonjësit e shpëtimit të gjenin mbetjet e para rreth 17 milje nga aeroporti Limón, ku ishte drejtuar avioni. 

rainer schaller

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2022, 21:59 k.m.

'Shi' parash në Kili

Pamje nga Kili KILI- Një vjedhje dyqani përfundoi në një ndjekje me makinë dhe miliona para të hedhura në autostradë...