Bota

EMRAT/ “Bota ka nevojë për Kinën”, Jinping merr pushtetin, kush është ekipi i tij drejtues

Pas shpalljes së fitores së tij, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues.

23 Tetor 2022, 08:44 Nga A.B
EMRAT/ “Bota ka nevojë për Kinën”, Jinping merr
Lideri dhe stafi i tij

KINË- Xi Jinping do të jetë presidenti i Kinës në mandatin e tretë radhazi duke thyer një precedent të vendosur që pas qeverisjes së liderit kinez Mao Ce Duni që solli kaos dhe trazira të shumta. Pas shpalljes së fitores së tij, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues. “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën.

Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli, zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, deklaroi ai.

Pas fjalimit të tij është zyrtarizuar edhe komisioni i përhershëm që do të jetë nën varësinë e liderit kinez.

EMRAT/ “Bota ka nevojë për Kinën”, Jinping merr

Kush janë anëtarët e Komitetit të ri të Përhershëm

Li Qiang: Është diçka e mahnitshme që Xi ka vënë shefin e Partisë së Shangait në krye të ekonomisë së Kinës si Kryeministrin e ri dhe udhëheqësin numër dy.

Ai ishte përgjegjës për dështimin kur Shangai u mbyll dhe ata nuk mund të ushqenin dhjetëra miliona njerëz. Emërimi i tij do të shihet si besnikëri ndaj Xi Jinping që është shumë më e rëndësishme se kompetenca.

Cai Qi: Një Sekretar i Partisë së Pekinit, i cili është një mbështetës shumë i hapur dhe me zë të lartë i Xi Jinping.

Ding Xuexiang: Një ndihmës i ngushtë që ka shoqëruar Xi Jinping në të gjitha udhëtimet e tij këtë vit.

Li Xi: Një Sekretar Partie në Guangdong i cili gjithashtu ka pasur lidhje të forta me Xi. Një herë ai u dërgua në Liaoning për të marrë përsipër dhe ndëshkuar ata që manipulonin shifrat e PBB-së në provincën verilindore.

Zhao Leji dhe Wang Huning u rizgjodhën, pasi ishin në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike të fundit.

Ajo që bie në sy është fakti se në radhët e kësaj byroje nuk ka asnjë grua. Sun Chunlan kishte qenë gruaja e vetme në këtë kabinet, por në moshën 72-vjeçare duhet të dalë në pension. Pas kësaj lëvizje ishte folur për disa pretendente femra që mund të kishin trashëguar vendin e saj.

Pas shpalljes së mandatit, është një ditë e kthjellët në Pekin, smogu i ka lënë vendin një qielli blu dhe një erë të freskët. Korsitë rreth sheshit të famshëm Tiananmen janë të mbyllura, një rrugë rreth tij, rruga Chang’an, është jashtëzakonisht e qetë. Makinat ende mund të kalojnë, por çiklistët dhe këmbësorët po largohen nga hyrja kryesore.

/BURIMI: BBC

xi jinping kine

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2022, 21:59 k.m.

'Shi' parash në Kili

Pamje nga Kili KILI- Një vjedhje dyqani përfundoi në një ndjekje me makinë dhe miliona para të hedhura në autostradë...