Bota

6 muaj pas zgjedhjeve, SNS e presidentit Vuçiç mblidhet sot për të shpallur ministrat e qeverisë së re

Sot, pas gati gjysmë viti nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Serbia do të ketë qeverinë e re. Duhet pranuar që do të duhen edhe disa ditë që ajo të jetë formale, por sot dhe me gjasë deri në mesditë do të bëhen të ditur më në fund emrat e të gjithë atyre që do të “vendosen” në Nemanjin 11.

23 Tetor 2022, 11:07 Nga d.a.
6 muaj pas zgjedhjeve, SNS e presidentit Vuçiç mblidhet sot
Anetaret e SNS

SERBI-Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiç sot do të mbajë seancën e Bordit Kryesor në sallën e MTS-së në Beograd. I pari në seancë erdhi Darko Glishiç, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, i ndjekur nga Darija Kisiç Tepavçeviç, Irena Vujoviç, Millosh Vuçeviç, Tomislav Momiroviç.

Sipas Blic, seanca e cila është parashikuar të fillojë në orën 11:00 do të jetë e mbyllur për publikun dhe pas seancës janë planifikuar deklarata për media. Para seancës së Bordit Kryesor do të mbahet seanca e Kryesisë së SNS-së.

Sot, pas gati gjysmë viti nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Serbia do të ketë qeverinë e re. Duhet pranuar që do të duhen edhe disa ditë që ajo të jetë formale, por sot dhe me gjasë deri në mesditë do të bëhen të ditur më në fund emrat e të gjithë atyre që do të “vendosen” në Nemanjin 11.

Derisa përfaqësuesja për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Brnabiç, të shpallë emrat e ministrave të ardhshëm, do të takohen palët, SNS dhe SPS. Progresistët nisin punën nga ora 9, kur do të mbahet seanca e Kryesisë së SNS-së, më pas Bordi Kryesor, ndërsa në orën 9 do të mblidhen edhe socialistët, pas së cilës do t'i drejtohen publikut.

Këtë skenar për SNS-në e ka paralajmëruar dy ditë më parë kryetari i partisë progresive dhe presidenti i Serbisë, Aleksadër  Vuçiç, duke sqaruar se Kryesia e partisë i pranon propozimet dhe se sipas statutit vendimin e merr Bordi Kryesor.

"Që të dielën rreth orës 14:00, 15:00, 16:00 të dihen të paktën emrat e ministrave të SNS-së ose të atyre që mbështeten nga SNS. Një ose dy emra të partnerëve të koalicionit mund të mos dihen, gjë që mund të zgjasë edhe 24 orë, por pjesa tjetër do të dihet të dielën" – tha Vuçiç.

Ajo që dihet pa dyshim është se Qeveria e re e Serbisë do të ketë 25 ministri, gjë që u miratua mbrëmë nga deputetët e Kuvendit të Serbisë. Dihet gjithashtu se kryeministre do të jetë Ana Brnabiç, si dhe se në kabinetin e saj sigurisht do të ketë vende për liderin e SPS-së Ivica Daçiç, kryetarin e komunës së Novi Sadit Millosh Vuçeviç dhe ministrin aktual të financave Sinisha Malog. Të gjithë emrat e tjerë të ministrave të mundshëm janë aktualisht të pakonfirmuar.

Është e njëjta gjë me emrin që u shfaq në publik ditët e fundit, Dubravka Negre, e cila njihet si kandidate për ministre të Energjetikës apo për Ministre të Investimeve Publike. Gjithashtu u bë e ditur se ministrat e rinj do të betohen në Kuvendin e Serbisë javën e ardhshme, me shumë gjasa më 27 tetor.

aleksander vucic qeveria e re e serbise ana brnabiç

Sondazh

Poll