Bota

"Të tregojmë se jemi shumicë", deputeti Kamberi thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për tu regjistruar

Në një postim në Facebook Kamberi u shpreh se procesi i regjistrimit ka hyrë në ditët e fundit finale dhe ndaj ka nevojë për vijimin e regjistrimit nga çdo shqiptar.

23 Tetor 2022, 11:24 Nga d.a.
"Të tregojmë se jemi shumicë", deputeti Kamberi thirrje
Shaip Kamberi

SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në një postim në Facebook Kamberi u shpreh se procesi i regjistrimit ka hyrë në ditët e fundit finale dhe ndaj ka nevojë për vijimin e regjistrimit nga çdo shqiptar.

"Është shumë me rëndësi prandaj ju ftoj që të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë.
Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi. Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë."- ka shkruar Kamberi.

 Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak se nuk u respektuan kërkesat e tyre. Në regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2002, ku morën pjesë shqiptarët janë evidentuar 56 mijë banorë.

shaip kamberi regjistrimi i popullsise ne serbi lugina e presheves

Sondazh

Poll