Bota

Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

23 Tetor 2022, 07:18 Nga A.B
Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi
Qyteti

MAL I ZI- Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviçit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Të premten parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviç dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

zgjedhje ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2022, 21:59 k.m.

'Shi' parash në Kili

Pamje nga Kili KILI- Një vjedhje dyqani përfundoi në një ndjekje me makinë dhe miliona para të hedhura në autostradë...