Aktualitet

Transportonin 1477 litra naftë kontrabandë me jaht nga Saranda, shkatërrohet banda ruse

25 Gusht 2019, 13:50 Nga DOSJA
Transportonin 1477 litra naftë kontrabandë me jaht nga Saranda,

SARANDË– Dy shtetas rusë janë arrestuar ditën e sotem nga policia e Sarandës pasi akuzohen për kontrabandë nafte. 

Mësohet se Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi., janë vënë në pranga pasi një ditë më parë kishin transportuar në jahtin e tyre 1477 litra naftë kontrabandë. 

Dy rusët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar naftën me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”.

Ata u janë shmangur detyrimeve ligjore doganore por më pas janë zbuluar dhe janë vënë në pranga. 

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1477 litra nafte kontrabande arrestohen dy ruset ne sarande kontabande nafte 1477 litra nafte kontrabande arrestohen dy ruset ne sarande kontabande nafte

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2019, 12:07

TIRANË– Zbardhen dy dëshmitë kyçë që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vil...