Aktualitet

FOTO+EMRI/ Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë, i riu i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku Besmir Uka është goditur me thikë në bark. 

22 Tetor 2022, 09:10 Nga I.A

FOTO+EMRI/ Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë, i riu

 

SARANDË- Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku Besmir Uka është goditur me thikë në bark. 

Dyshohet se konflikti ka ardhur pas një sherri banal në një lokal në lagjen 3 në Sarandë. Në spital Uka i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Uka është konfliktuar për arsye të dobta me Ermir Shabanajn, i cili është shpallur në kërkim.

FOTO+EMRI/ Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë, i riu

Besmir Uka

Por vetë Uka nuk është emër i panjohur për policinë e shtetit. Kjo pasi ai rezulton të jetë i dënuar më parë për “vrasje ne kushtet e vetëmbrojtjes”. Po ashtu ai ka precedent penale të tjerë, për kërcënim të një të miture me anë të Facebookut, “dhune ne familje”, “drejtim mjeti pa patente” si dhe “vjedhje me dhune ne bashkepunim”.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

plagsoje ne sarande besmir uka ermir shabanaj

Sondazh

Poll