Aktualitet

Aksident në Lushnje, përplasen dy mjete, 4 persona të lënduar

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

22 Tetor 2022, 08:17 Nga I.A
 
Aksident në Lushnje, përplasen dy mjete, 4 persona të
Pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një makinë është kthyer përmbys.

Nga aksidenti kanë mbetur 4 persona të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ndërkohë që policia ka shkruar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll