Aktualitet

Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë, vranësia në zonat malore

Sipas Meteoalb, vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.

22 Tetor 2022, 07:26 Nga I.A
Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë, vranësia
Foto ilustruese

TIRANË- Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë territorit, por pritet që gjatë mesditës dhe pasdites kryesisht të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Sipas Meteoalb, vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40  km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll