Politike

Berisha: Kërcasin pallatet e Salillarëve por nuk u ndodh gjë, deputetit të PD i vihet shiriti i krimit, qytetarit i shkojnë inspektorët për një derë

Berisha e paralizoi situatën teksa tha se pallatet e biznesmenëve si Pëllumb Salillari ngrihen çdo ditë pa leje dhe atyre nuk u ndodh asgjë, por deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i vunë shiritin. 

21 Tetor 2022, 17:32 Nga F.M
Berisha: Kërcasin pallatet e Salillarëve por nuk u ndodh gjë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar historinë e një shqiptari që i kishin shkuar katër inspektorë për një derë që kishte shtuar në biznesin e tij. Në një takim me kryetarët e degëve, Berisha e paralizoi situatën teksa tha se pallatet e biznesmenëve si Pëllumb Salillari ngrihen çdo ditë pa leje dhe atyre nuk u ndodh asgjë, por deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i vunë shiritin. 

"Sot që një demokrat apo një i paparti të gëzojë të drejtën që meriton e ka të pamundur, sepse shteti një partiak garanton në mënyrë edhe të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Janë sot me mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet dhe nuk marrin asnjë të drejtë. Janë me mijëra të tjerë që as nuk u shqyrtohen ankesat. Sot po më tregonte një demokrat; hapa një derë në dyqanin tim, gjithçka në lidhje të plotë organike, ja mbinë katër inspektorë. Ndërtim pa leje në një kohë kur shtohen pallatet e salillarëve, shtohen 14-15 kate pa pyetur fare dhe nuk thotë asgjë. Përkundrazi, ata janë klientelë e qeverisë dhe ky është një demokrat. Tjetrit i vendoset shiriti i krimit, vetëm pse është deputet i PD-së, vetëm pse ke vendosur ndërmarrjen, ke marrë me qira një ndërtim pa leje, paçka se ai ishte me dokumente si të gjithë objektet e tjera. Ministri del e bën shoë për pallatin ngjitur me shtëpinë e tij, të nesërmen pallati ngre edhe një kat tjetër. Këto i mora raste pasi janë të njohura për publikun, kurse seria e pafund e shkeljes së të drejtave të njeriut, demokratëve, nuk ka të sosur. Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga kush? Nga një njeri që i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë që po e shkatërron ketë vend me shpejtësi marramendëse,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll