Bota

“Dialogu po intensifikohet”, Osmani: Drafti gjerman për asociacionin është “fake news”

Deklaratat Osmani i bëri në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo nënvizoi se Gjermania dhe as aleatët e tjerë nuk do kërkojnë nga Kosova asgjë që bie në kundërshtim me kushtetutën e saj.

21 Tetor 2022, 19:28 Nga e.k
“Dialogu po intensifikohet”, Osmani: Drafti gjerman për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për propozimin franko-gjerman u shpreh se ajo nuk e ka një dragt në tillë në tavolinë dhe se lajmet që kanë qarkulluar janë thjesht një fakle news. Deklaratat Osmani i bëri në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo nënvizoi se Gjermania dhe as aleatët e tjerë nuk do kërkojnë nga Kosova asgjë që bie në kundërshtim me kushtetutën e saj.

“Nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe as nuk do të ketë. Kjo për shkak se qëndrimi i partnereve tanë është i qartë dhe atë nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Kushtetueses", tha Osmani.

Osmani ka folur edhe për propozimin e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për shtyrjen për 10 muaj të vendimit për targat. Presidentja tha se shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave serbe ndaj serbëve lokalë të Kosovës. Ndërsa, ajo u shpreh bindur se 90 për qind e serbëve që jetojnë në vend i kanë ndërruar targat në “RKS”.

kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll