Bota

Pas takimit me ambasadorët e QUINT Kurti telefonon Borrell, bisedojnë për kornizën e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e kryeministrit ku u tha se Kurti dhe Borrell biseduan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.Q

21 Tetor 2022, 19:26 Nga d.a.
Pas takimit me ambasadorët e QUINT Kurti telefonon Borrell, bisedojnë
Kurti dhe Borrell

KOSOVË- Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartv të BE për punë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e kryeministrit ku u tha se Kurti dhe Borrell biseduan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Telefonata ka ardhur pas takimit që Kurti ka zhvilluar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë ku sërish në qendër të diskutimit ka qenv dialogu.

Kurti dhe Borrell folën gjithashtu për mbarëvajtjen e dialogut, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale.

Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.

kurti telefonon borrell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll