Bota

Ambasadorët e QUINT në Prishtinë e Beograd me takime të koordinuara, paradite me Vuçiç, pasdite me Kurtin

Në njoftimin nga zyra e shtypit të qeverisë thuhet se në takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi ku theksi u vu në marrëveshjen e energjisë.

21 Tetor 2022, 19:12 Nga d.a.
Ambasadorët e QUINT në Prishtinë e Beograd me takime të
Kurti me ambasadoret e QUINT

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimeve që ka pasur me Gabriel Escobar dhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, ka pritur sot në Qeveri edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Në njoftimin nga zyra e shtypit të qeverisë thuhet se në takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi ku theksi u vu në marrëveshjen e energjisë.

“Për sa i përket temës së dialogut, në takim u diskutua për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme për të cilën kryeministri Kurti tha që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër. Energjia kishte vëmendje të veçantë. Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës. Ai po ashtu foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë përsa i takon çështjes së targave, për të cilën Escobar dhe BE kanë kërkuar shtyrjen e vendimit me 10 muaj nga ana e qeverisë së Kosovës, thuhet se ende nuk ka një përgjigje nga Kurti.

Në lidhje me vendimin për targa, ai tha se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës. Nëpërmjet tij dhe me ftesën tonë të hapur për të konvertuar targat e tyre në ato legale dhe zyrtare, edhe po respektojmë sundimin e ligjit edhe po u japim lehtësime financiare, u shpreh kryeministri Kurti”, thekson në fund komunikata.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll