Bota

Shmanget tragjedia, ministrja franceze shpëton për mrekulli nga një aksident ajror

Në bordin e avionit ishte Caroline Cayeux, ministrja franceze e Kohezionit Territorial dhe gati 40 pasagjerë në total. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacioni Civil (DGAC), tha se gjithçka ndodhi për shkakt të kushteve të këqija të motit.

21 Tetor 2022, 14:05 Nga d.a.
Shmanget tragjedia, ministrja franceze shpëton për mrekulli nga
 Caroline Cayeux

FRANCË- Një aeroplan nga kompania Fly Amelia, i cili do të fluturonte për në Rodez (Aveyron), doli nga pista në aeroportin Orly (Ile-de-France), pak pas orës 19:30, të enjten më 20 tetor.

Sipas mediave vendase, në bordin e avionit ishte Caroline Cayeux, ministrja franceze e Kohezionit Territorial dhe gati 40 pasagjerë në total. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacioni Civil (DGAC), tha se gjithçka ndodhi për shkakt të kushteve të këqija të motit.

Pas këtij incidenti, sipas informacioneve është mbyllur një pistë. Të gjithë avionët vazhduan të ulen dhe të ngriheshin sipas planit, por mund të priten vonesa.

 Cayeux, ishte në vend kur avioni u largua nga pista dhe postoi një foto të evakuimit të pasagjerëve në rrjetet e saj sociale, duke falenderuar "zjarrfikësit" dhe ekipet në aeroportin Orly për profesionalizmin e tyre. 

 caroline cayeux incidenti me avionin france

Sondazh

Poll