Bota

Viola von Cramon për zgjerimin e BE-së: I kemi borxh Kosovës të ecim përpara

Cramon tha se BE i ka borxh Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecet përpara në procesin tonë të zgjerimit.

21 Tetor 2022, 11:47 Nga I.A
Viola von Cramon për zgjerimin e BE-së: I kemi borxh Kosovës
Viola von Cramon

BRUKSEL- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por thekson se BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet të mos jenë boshe. Me anë në të një postimi në Tëitter, Cramon tha se BE i ka borxh Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecet përpara në procesin tonë të zgjerimit.

“Zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet tona të mos jenë boshe! I kemi borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecim përpara në procesin tonë të zgjerimit”, tha Cramon.

viola von cramon

Sondazh

Poll