Bota

Profesori amerikan: Nuk është e mençur që Vuçiç të luajë me këshilltarin kryesor të Biden

Profesori amerikan ka thënë se deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë plotësisht në përputhje me konstatimet e Strategjisë së Konvergjencës ku përmenden si jetike marrja e njohjes së pavarësisë nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

21 Tetor 2022, 13:18 Nga I.A
Profesori amerikan: Nuk është e mençur që
Edward P. Joseph

SHBA- Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Washington, Edward P. Joseph ka reaguar pas ofensivës së fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Joseph ka thënë se më në fund Washingtoni po vepron sipas Strategjisë së Konvergjencës së publikuar muaj më parë.

Profesori amerikan ka thënë se deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë plotësisht në përputhje me konstatimet e Strategjisë së Konvergjencës ku përmenden si jetike marrja e njohjes së pavarësisë nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ndërkohë Joseph përmend edhe deklaratën e Escobar për çështjen e Ballkanit të Hapur, nismë për të cilën ka thënë se duhet të jetë plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit pa kushte dhe gjithëpërfshirëse. Joseph thotë se mbase një qëndrim i tillë i Escobar për “Open Balkan” ka ardhur si rezultat i veprimeve të Aleksander Vucic i cili nënshkroi para syve të amerikanëve marrëveshje koordinimi të politikës së jashtme me Rusinë.

Postimi i Plotë:

Pse ky përqafim i vonuar i strategjisë së shëndosh. Ndoshta Vucic ndihmoi Washingtonin të shihte dritë pas nënshkrimit të paktit serbo-rus muajin e kaluar në tokën amerikane, përballë botës, me figurën e sanksionuar ruse Lavrov. Nuk është e mençur që Vuçiq të luajë me Jake Sullivanin në këtë mënyrë. Escobar për Open Balkan dhe theksi i ri mbi "iniciativat rajonale që janë në përputhje me Procesin Berlin, që e sjellin rajonin më afër Evropës dhe janë të hapura për të gjithë pa kushte" gjithashtu një shenjë e mirëpritur e evolucionit në politikën e SHBA. 

edward p. joseph doalogu kosove-serbi

Sondazh

Poll