Aktualitet

Lear Kurti vdiq në duart e policisë/ Artan Hoxha: Ky nëse ka vrapuar 200 metra mund ta hidhte dozën, i 'nxinë' kartelën për të justifikuar veprimet

Hoxha tha se në 200 metra vrap, siç deklarohet që ka bërë Kurti, askush nuk do t'ia kishte zbuluar drogën. 

20 Tetor 2022, 20:53 Nga F.M
Lear Kurti vdiq në duart e policisë/ Artan Hoxha: Ky nëse ka
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se i riu Lear Kurti që vdiq në duart e Policisë së Shtetit nuk kishte pse ta gëlltiste drogën kur në fakt mund ta hodhte. I ftuar në 'TPZ', Hoxha tha se në 200 metra vrap, siç deklarohet që ka bërë Kurti, askush nuk do t'ia kishte zbuluar drogën. 

"Raporti i mjekësisë ligjore nuk ka dalë akoma. Raport që do të zbulonte se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtij të riu. Raporti do pak më shumë orë që të dalë. Aludohet që ai të ketë gëlltitur një dozë, ajo mbështjellëse që i është gjetur në stomak, sipas tyre, pretendohet se mabnte një gramë kokainë. Se dozat kanë lëvozur që nga ajo koha që punonim me Çanin. Sot dozat janë në 0.3 dhe 0.6. Një dozë e tillë kushton 100 mijë lekë në Tiranë. Nëse ajo i ka plasur në stomak, i rrezikon jetën. Në Kolumbi, kur gjenin vajza me ngarkesë droge në stomak, nuk bëhej asnjë veprim me to, çoheshin direkt në spital se po t'i plaste, vdisnin. Ky nëse ka vrapuar 200 metra mund ta hidhte dozën, nuk kishte përse ta gëlltiste. Pse duhet ta bënte këtë gjë? Pastaj vijmë tek policia, që për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e viktimës. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, në Guayaquil more nuk të vinte patrulla përpara pa pasur asnjë lloj indicieje,"- tha Hoxha. 

artan hoxha lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll