Politike

Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: U torturua shtazërisht në makinën e policisë, e dërguan të vdekur në urgjencë

Berisha deklaron se efektivët e kanë dërguar Lear Kurtin të vdekur në urgjencë.

20 Tetor 2022, 08:47 Nga A.B
Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: U torturua shtazërisht në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit. Berisha, deklaron se e gjitha ishte një krim i shëmtuar i policisë së shtetit, e cila e dhunoi dhe torturoi shtazarisht të riun në makinën e tyre. Duke i etiketuar si 'vrasës me uniformë', Berisha deklaron se efektivët e kanë dërguar Kurtin të vdekur në urgjencë. Berisha shton se dënon ashpër krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Bledi Çuçit.

POSTIMI I BERISHËS:

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

Agjenisa e Mbikëqyrjes Policiore informoi mëngjesin e sotëm se 32-vjeçari Lear Kurti kishte ndërruar jetë në spitalin e Traumës. AMP deklaroi se ai u kap pas ndjekjes në 'Don Bosko'. Më pas u shoqërua në komisariatin numër 3, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. I riu u dërgua në spitalin e Traumës e më pas gjeti vdekjen. 

sali berisha

Sondazh

Poll