19 Tetor 2022, 21:00
Nga F.M
Olta Xhaçka
TIRANË- Në Tiranë, Këshilli parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin i përcolli sot Kuvendit dy raporte pro dhe kundër, nga opozita dhe shumica socialiste, mbi mocionet për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në raportin e opozitës theksohej se deputetja Xhaçka është në konflikt interesi, teksa kompania e bashkëshortit të saj ka përfituar pasuritë publike. Por socialistët pohuan se rasti nuk ka të bëjë me konflikt interesi, ndaj propozuan që të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese. Të dy raportet do të votohen në seancat plenare të Kuvendit, ku socialistët kanë shumicën.
Deputetët opozitarë dhe ata socialistë nuk ranë dakord në Këshillin e mandateve që të dilnin me një raport të përbashkët mbi çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në raportin e opozitës thuhet se, ashtu si edhe në ligj dhe në raste të mëparshme Kuvendi, ka për detyrë vetëm ta përcjellë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Është e qartë se deputetja dhe ministrja për Europën dhe punët e Jashtme, zonja Olta Xhaçka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pika 2 e 3, i Kushtetutës, pasi shoqëria në pronësi të bashkëshortit të saj, e për rrjedhojë në pronësi të saj, sipas Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjit për konfliktin e interesit, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”, citon deputeti Gazmend Bardhi nga raporti i opozitës.
Sipas opozitës, deputetja socialiste Xhaçka shkeli Kushtetutën dhe gjendet në konflikt interesi, sepse shoqëria e bashkëshortit të saj përfitoi statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit për një periudhë 30 vjeçare të bregut të detit pranë hotelit turistik, që pritet të ndërtohet.
“Shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka ka nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e bregut të detit me një shoqëri, që administrohet nga kunata e deputetes, dhe kjo shkelje ligjore shkakton mbarim të mandatit të deputetes Xhaçka”, tha relatori opozitar, deputeti Gazmend Bardhi.
Por deputetët socialistë propozuan se dy mocionet e sjella nga deputetët opozitarë nuk duhen dërguar në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk lidhen me nene të Kushtetutës, që Kuvendi të mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Sipas raportit të socialistëve, shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka, theksoi se Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga Kuvendi, jo automatikisht nga mocionet,
“Nga aktet e depozituara prej kërkuesve të të dy mocioneve, nuk rezulton që për deputeten Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj, si artak në shoqërinë AG TCC shpk, të plotësohen kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 70 pika 3 të Kushtetutës, ku bëhet fjalë për parashikimin e veprimtarisë fitimprurëse nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor dhe përfitimi prej pasurive të këtyre të fundit” - theksoi zonja Bushka nga raporti i shumicës.
Në shtatorin e vitit të kaluar, shoqëria e bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka iu dha statusi i investitorit strategjik prej Komitetit të Investimeve Strategjike.
Kjo shoqëri e fitoi këtë status për të ndërtuar një objekt turistik prej 10 mijë 500 metra katror në një truall pronë private në Himarë. Qeveria i krijoi mundësinë kësaj shoqërie, që të shfrytëzojë bregun e detit për stacion plazhi përballë kompleksit, hapësirë kjo, që është pronë e paluajtshme publike.
Për të menaxhuar stacionin e plazhit në bregun e detit përpara kompleksit, shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka ka një marrëveshje bashkëpunimi me një shoqëri me përvojë në këtë fushë.
Por kjo shoqëri, e cila mori gjithashtu statusin e investitorit strategjik, është në pronësi të partneres së vëllait të deputetes Xhaçka.
Polemikat disamujore mbi çështjen e mandatit deputetes Xhaçka pritet të kalojnë me votim në seancë plenare të dy raporteve pro e kundër të opozitës dhe socialistëve, ku këta të fundit kanë shumicën e votave.
Deputetët opozitarë bënë të ditur, që edhe pasi socialistët të votojnë pro ministers dhe deputetes së tyre, ata do ta dërgojnë çështjen në Gjykatë Kushtetutese, për një shqyrtim mbi kompetencat e Kuvendit në këtë proces.
Marrë nga VOA
olta xhacka
Politike
19 Tetor 2022, 20:27
F.M
Ilirjana Kuçana dhe Mirdaim Axhami
TIRANË- Një mbledhje me përfaqësues të arsimit ka sjellë debat mes dy personave t&e...
Politike
19 Tetor 2022, 20:15
Oliver Varhelyi
Nga Erisa Zykaj
Në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg, komisioneri për zgjer...
Politike
19 Tetor 2022, 19:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka nisur mbledhjen e certifikatave te qytetar&e...
Politike
19 Tetor 2022, 19:54
F.M
Besnik Baraj
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sul...
Politike
19 Tetor 2022, 19:45
F.M
Sali Berisha
TIARNË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të par&e...
Politike
19 Tetor 2022, 19:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama ndaj kreut të Sindikat&...
Politike
19 Tetor 2022, 19:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se situata në vend është më e r&eu...
Politike
19 Tetor 2022, 19:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se si do të votojnë simpatizantët e Partisë Demokratike në primare...
Politike
19 Tetor 2022, 18:34
e.k
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një "dimër të vështirë" për shkak të krizës ...
Politike
19 Tetor 2022, 18:10
F.M
Edi Rama dhe Sandër Kovaçi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e sindikatës së pedagogëve Sandë...