Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelës për ujin e kondicionerit, Gjykata lë në burg 3 nga 4 të arrestuarit

25 Gusht 2019, 08:22 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelës për ujin e kondicionerit, Gjykata lë

TIRANË- “Arrest me burg”, kjo është masa për tre nga katër të arrestuarit për ngjajren e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Myslym Shyri”. Në një seancë që është zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të arrestuarin Buraj Kusi që është pronar i vilës ku ndodhi ngjarja njëkohësisht dhe babai i dy vëllezërve që janë në kërkim për vrasjen e Indrit Çelës.

Ndërkohë, bashkë me të prapa hekurave do të qëndrojnë dhe dy të arrestuar të tjerë: Ali Sula dhe Ferdinand Bakalli, mbi të cilët rëndojnë dy akuza “moskallëzim krimi” dhe “pengim të zbardhjes të së vërtetës”.

 

 

Gjykata ka dhënë një masë më të lehtë për Luan Çakën, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”. Çaka ishte arrestuar si një prej perosanve të përfshirë në ngjajre, por nga hetimt rezulton se ai është një bojaxhi dhe ka qenë në vilë për të kryer punime kundrejt pagesës.

Ndërkohë në kërkim janë dy vëllezërit Albano dhe Grisledo Kusi të cilët akuzhen se janë autorët e vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çela. Një ditë më parë po Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest në burg”, të arrestuarin e parë të kësaj ngjarje. Lorenc Veliajn, i cili ishte dhe mik i vëllezërve Kusi.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedent të mëparshëm penal. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar kusi burg per vrasesit e indrit çelës indrit çela vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane bujar kusi burg per vrasesit e indrit çelës indrit çela vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll