Aktualitet

Rrëzohet turisti çek dhe bie në përroin e Cirovës, transportohet me helikopter në Tiranë

24 Gusht 2019, 18:36 Nga DOSJA
Rrëzohet turisti çek dhe bie në përroin e Cirovës,

TIRANË– Një turist çek është rrëzuar me motorçikletë në Librazhd dhe ka rënë në përroin e Cirovës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Rinas rreth orës 19:00.

Tursiti çek me inicialet R.K, 53 vjeç ka qenë së bashku me një tjetër grup turistësh në momentin që është rrëzuar në motoçikletë.

Miqtë e tij kanë lajmëruar policinë dhe për shkak të terrenit të vështirë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter. Kështu që 53-vjeçari është transportuar për në spitalin Ushtarak me anë të një helikopteri.

Njoftimi nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë në ndihmë të turistit Çek

Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas  të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë  në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë  dhe grupi i turistëve kanë  falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet librazhd rrezohet turisti cek librazhd rrezohet turisti cek

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2019, 17:13

TIRANË– Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djetë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për...