Aktualitet

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, Policia: 7 të plagosur, mes tyre dhe 2 fëmijë. Ngjarja aksidentale

25 Gusht 2019, 07:36 Nga DOSJA
Shpërthimi i karburantit në Lezhë, Policia: 7 të plagosur,

TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar ngjajren e ndodhur në natë më parë, ku shpërtheu një karburant në Lezhë. Në një njofitm për mediat, Policia bën me dije se  të plagosur kanë mbetur 7 persona, 2 punonjës të karburantit dhe 5 të tjerë që ishin duke udhëtuar në një makinë.

Më tej mësohet se 2 nga të plagosurit janë dy fëmijë të mitur, të cilët ndodheshin në makinën që po furnizohej me gaz. Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.

Një karburant ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme. Ka qenë një defekt teknik në makinën që furnizohej me karburant që ka shkaktuar shpërthimin. Policia dhe zjarrëfikesët për disa orë kanë luftuar me flakët dhe deri në orën 23:30 ato janë shuar plotësisht. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dëmtuar 7 persona, ku dy janë në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 7 persona policia lezhe shperthen karburanti ne lezhe shperthimi ne lezhe plagosen 7 persona policia lezhe shperthen karburanti ne lezhe shperthimi ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2019, 17:13

TIRANË– Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djetë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për...