Aktualitet

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, Plagosen 7 persona, 2 në gjendje të rëndë. Policia: Ja cili ishte shkaku (VD)

25 Gusht 2019, 05:59 Nga DOSJA
Shpërthimi i karburantit në Lezhë, Plagosen 7 persona, 2 në

LEZHË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një karburant mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sipas Policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10 në aksin rrugorë Lezhë-Laç. Shkak për këtë shpërthim për Policinë është një defekt teknik në makinën, e cila po furnizohej me gaz.

Në një reagim të bërë dje në mbrëmje, blutë e Lezhës bënë me dije se 2 orë pas shpërthimit janë shuar të gjitha flakët. Ndërkohë në një reagim të dytë sot në mnëgjes, bëhet me dije janë 7 persona që kanë mbetur të lënduar.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara”, shprehen forcat e rendit.

Deri tani bëhet me dije se dy personat që kanë marrë plagë më të shumta janë punonjësit e karburantit. Ata tashmë ndodhen në gjendje më të rëndë,  dhe prej mbrëmjes së djeshme po marrin mjekimin e nevojshëm në QSUT.

Njëri prej tyre mësohet se ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërkohë që i plagosur tjetër ka marrë djegie në trup në masën 50%.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake karburanti shperthen bombola e gazit shperthen karburanti ne lezhe merr flake karburanti shperthen bombola e gazit shperthen karburanti ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2019, 17:13

TIRANË– Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djetë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për...