Aktualitet

Gjendja e të plagosurve? QSUT: Jemi në gatishmëri të plotë, kanë djegie të shumta

25 Gusht 2019, 07:20 Nga DOSJA
Gjendja e të plagosurve? QSUT: Jemi në gatishmëri të

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku 6 persona u plagosën dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

QSUT në një njoftim për mediat bënë me dije se në mesnatë ka mbërritur një nga të plagosurit, i cili ka rreth 40 % të trupit të djegur.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar. Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës”, njofton QSUT.

Një karburant ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme. Ka qenë një defekt teknik në makinën që furnizohej me karburant që ka shkaktuar shpërthimin. Policia dhe zjarrëfikesët për disa orë kanë luftuar me flakët dhe deri në orën 23:30 ato janë shuar plotësisht. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dëmtuar 7 persona, ku dy janë në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 te plagosur digjen 6 persona qsut shperthen karburanti ne lezhe shperthimi ne lezhe 6 te plagosur digjen 6 persona qsut shperthen karburanti ne lezhe shperthimi ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2019, 17:13

TIRANË– Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djetë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për...