U arrestua në 'Don Bosko', i riu shfaq probleme shëndetësore në komisariat, AMP: Ndërroi jetë në spital
Tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

TIRANË- Vdes 32-vjeçari, Lear Kurti në kryeqytet. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informon se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas AMP, të riut iu bë thirrje mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:07, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë, për të ndaluar në rrugën 'Riza Cuka'. I riu, nuk iu është bindur urdhërit për të ndaluar e për të dorëzuar ID, ndaj është larguar me vrap. Kurti është kapur nga policia në rrugën 'Don Bosko' e më pas është dërguar nëambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Gjatë shoqërimit të tij, ky person, sipas AMP-së, shfaqi probleme shendetësore kur mbërriti në ambientet e Komisariatit, ndaj u kërkua ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij u rëndua, u bë dërgimi i tij me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.
NJOFTIMI I AMP:
Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit. Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.
Sondazh
Aksion në Himarë/ Arrestohen 8 persona për tjetërsim pronash, mes tyre ish-zyrtarë
Himarë HIMARË- Tetë persona janë vënë në pranga në kuadër të një aksioni të ndërmarrë...
E reja nga Serbia: Vitin tjetër shpërngulem në Shqipëri, në fillim kisha frikë se do vdisja
Blendi Fevziu dhe Nevena TIRANË- Nevena është nga Serbia por vitin tjetër do të shpërngulet në Shqipëri. E ftuar n&...
"I zhvishnin dhe i rrihnin", dëshmia horror nga Saranda, vihen nën akuzë drejtueset e Shtëpisë së Fëmijës
Adoleshenti SARANDË- Në emisionin e djeshëm, “Stop” në Tv Klan trajtoi problemet në institucionet e kujdesit të f...
“Më pëlqejnë tavat shqiptare”/ Emmanueli nga Afrika këndon për Labërinë: S’ka si ti moj s’ka si ti
Emmanueli TIRANË- Emmanueli është nga Afrika, por jeton në Berat. I ftuar në “Opinion”, ai ka kënduar një k...
Nga Italia në Shqipëri! Roberta tregon jetën në vendin tonë: Byrekun e provova në Kavajë. Fevziu: Duhet të ishe patinuar më shumë
Roberta TIRANË- Roberta është nga Italia, por të ardhmen e jetën e ka planifikuar në Shqipëri. Ajo tregon se ka ardhur ...
Gazetari: Në vendin tonë janë 30 ‘shtëpi bari’ aktive, në zona urbane e të braktisura
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati deklaroi se në vendin tonë janë aktualisht 30 shtëpi bari. I ftuar në “A2CNN&...
Trend i ri por i rrezikshëm! Si janë kthyer monipatinat në burim aksidentesh
Monopatinat në rrugë TIRANË- Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të sh...
Mbi 80 mijë euro paketa e duhan kontrabandë, arrestohet shqiptari në Francë
Policia në Francë FRANCË- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi tentoi të kalonte kontraba...
U vra në Londër, familjarët e Lumturi Zeqjas në lot: Hyri për të shpëtuar shokun, iku në moshën më të bukur
Lumturi Zeqja LONDËR- Familjarët e 27-vjeçarit shqiptar Lumturi Zeqjas që mbeti i vrarë në Londër ka folur dy ditë...
"Pazaret" për kalimin e parave në Rinas, përgjegjësi zotohet para qytetares: Do vini do ikni si zonja, 3 herë në vit me nga 20 mijë euro
Donald Dikollari TIRANË- Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë transmetuar lajme që ng...
