Aktualitet

Goditet banda e kanabisit në Valencia, bien në pranga 4 të rinjtë shqiptarë, bosi i tyre italian në kërkim

Operacioni filloi marsin e kaluar pasi agjentët morën informacione për një plantacion kanabisi të përshtatur në një shtëpi në qytetin e Paiporta. Autoritetet prej kohësh i kishin vënë në vëzhgim. Nga një laborator i thjeshtë ata e kishin shndërruar në një plantacion të mirëfilltë kultivimi dhe përpunimi.

19 Tetor 2022, 16:04 Nga e.k
Goditet banda e kanabisit në Valencia, bien në pranga 4 të
Pamje nga laboratori i drogës

ITALI- Garda Civile e Valencias ka arrestuar pesë anëtarë të një grupi kriminal të cilët akuzohen për kultivim dhe trafik droge. 4 prej të arrestuarëve ishin shtetas shqiptar të moshave nga 20 deri në 30 vjeç si dhe një spanjoll rreth 43 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor.

Operacioni filloi marsin e kaluar pasi agjentët morën informacione për një plantacion kanabisi të përshtatur në një shtëpi në qytetin e Paiporta. Autoritetet prej kohësh i kishin vënë në vëzhgim. Nga një laborator i thjeshtë ata e kishin shndërruar në një plantacion të mirëfilltë kultivimi dhe përpunimi.

Ky ambient ruhej gjithmonë nga katër persona me origjinë shqiptare. Kreu i grupit kriminal është me origjinë italiane.

Në këtë plantacion policia zbuloi 248 transformatorë të fuqisë së lartë, 72 llamba, 7 kondicionerë, 44 ventilatorë, 1 automjet, 1400 euro para cash dhe 721 bimë kanabisi me peshë më shumë se 18 kilogramë. .

Të arrestuarit janë duke u hetuar për krim kundër shëndetit publik, anëtarësim në organizatë kriminale dhe mashtrim me energjinë elektrike.

itali policia italiane

Sondazh

Poll