Aktualitet

Spiro Ksera fajtor, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit të dënuar për vjedhje

Rekursi, sot është rrëzuar në dhomë këshillimi nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

19 Tetor 2022, 15:55 Nga k.m.
Spiro Ksera fajtor, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit
Spiro Ksera

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zyrtarin e lartë. Ish-ministri Spiro Ksera kundërshtonte vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Apelit që e shpalli atë fajtor me vendim të formës së prerë, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim. Rekursi, sot është rrëzuar në dhomë këshillimi nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Edhe pse dosja ka që në janar të vitit 2017 që ndodhet në Gjykatën e Lartë, Vettingu dhe mungesa e gjyqtarëve e shtyu edhe kohën e gjykimit të ksaj dosjeje. 

Dhjetorin e vitit 2016, Apeli i Tiranës la në fuqi deklarimin e fajshëm të ish-ministrit dhe tre ish-vartësve të tij. Sipas gjykatës, ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale kishin përvetësuar 30 milionë lekë nga buxheti i ministrisë, duke bërë fiktivisht, vetëm në letra, disa aktivitete për shtresat në nevojë. Ksera u arrestua në 29 janar 2016 dhe qëndroi në burg deri pak ditë pas vendimit të Apelit.

spiro ksera

Sondazh

Poll