"Skuth"/ Kovaçi i përgjigjet kryeministrit: Kam punuar në SHISH, Rama po më intimidon
Kreu i sindikatës së pedagogëve tregoi arsyen përse u largua nga SHIK, duke i quajtur deklaratat e Ramës tentativë për intimidim për të ndalur protestën që kanë nisur pedagogët që kërkojnë rritjen e pagave me 50%.

TIRANË- Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi iu është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama i cili deklaroi sot se në qendër të protestës qëndron një “figurë e SHIK-ut famëkeq”. Kovaçi në një intervistë për Neës24 u shpreh se deklarata e Ramës janë të papërgjegjshme dhe se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, duke theksuar se ka kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe se madje ka marrë shpërblim për punën e bërë nga vetë kryeministri Edi Rama.
"Kryeministri të përqendrohet në kthimin e përgjigjes për peticionin. Gjithë të tjerat janë retorikë. Unë kam qenë profesor, kam qenë ambasador 5 vjet ku kam bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë këtu kryeministrin e Sllovenisë. Kam bërë 2 vizita presidentësh, 4 forume mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Pas kësaj pune të shkëlqyer m’u kërkua të punoj si drejtor i analizës në Shërbimin Informativ dhe kam dhënë kontribut deri në vitin 2015 dhe unë e quaj intimidim ndaj atij institucioni.
Deklarata të papërgjegjshme. E kam për nder që kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz,”-tha Kovaçi.
Kreu i sindikatës së pedagogëve tregoi arsyen përse u largua nga SHIK, duke i quajtur deklaratat e Ramës tentativë për intimidim për të ndalur protestën që kanë nisur pedagogët që kërkojnë rritjen e pagave me 50%.
“Unë vendosa të ndjek rrugën e karrierës akademike për ndjekjen e titujve të mi akademikë. Nuk ke si të punosh sepse ai është institucion ligjor që duhet të punosh brenda dhe ishte një punë juridike. Ndoshta në nervozizëm e sipër, ai ka porositur dhe disa gazeta. Në këtë vijë me sa duket kryeministri vazhdon të ketë lidhje me këta persona. E konsideroj një tentativë për intimidim. E ka filluar që nga deklaratat për t’i bërë vetting, presion profesoratit, ndodhin vetëm në vendet diktatoriale. Në Tatime e kam automatikisht deklarimin e pasurisë dhe gjithçka. Këto intimidime i quaj një gjendje të mjerë të kryeministrit.”
Sa i përket protestave, Kovaçi deklaroi se do të vazhdojnë derisa kryeministri të zbatojë kërkesat e tyre: Ne do vazhdojmë protestat sepse kemi drejtësinë me vete, pastërtinë. Kryeministri nëse do ta mbyllë këtë protestë të ngrejë pagat. Ne kemi trajtuar problemin si një problem kombëtar. Autonomia është përgjegjësi, do të thotë ti si qeveri paguaj atë që të takon dhe autonomia në menaxhimin e fondeve. Por nëse ti vendos paga qesharake, është faji i kryeministrit. Ne do vazhdojmë sepse jemi në të drejtën tonë dhe e drejta jonë do triumfojë dhe kryeministri do i thërrasë mendjes se këto janë vetëm shashka.
Ne kërkojmë që pedagogët të trajtohen në mënyrë dinjitozë. Kemi disa vite që protestojnë. Mësuesve iu është rritur sepse janë 60 mijë dhe ka nevojë për vota. Unë me këtë rast i them kryeministrit të vijë me këmbë në tokë, të rimendohet dhe të mos hedhë shashka të tilla për të intimiduar profesoratin sepse janë dhe të paligjshme.
Sondazh
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen drejt Shqipërisë 3 persona! Mes tyre dhe mjeku i burgut të Peqinit
Eduart Ruçi TIRANË- 2 të dënuar dhe një 1 arrestuar për korrupsion janë ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ish...
Aksident në Bulqizë, përplasen tre makina me njëra-tjetrën
Foto Ilustruese BULQIZË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se në aksident janë përfshi...
1/3 të moshuar dhunohen nga fëmijët për shkak të varësisë nga droga, rrëfimet e trishta: Shpërthen pa shkak, kam frikë nga im bir
Foto ilustruese TIRANË- Një në tre të moshuar apo që kanë lidhje prindërore, dhunohen nga fëmijët e tyre p&eum...
Katër inspektorë të rinj i bashkohen trupës së ILD-së, Metani: Po punohet me ritëm të lartë
Artur Metani në takim me inspektorët e rinj TIRANË- Katër inspektorë jomagjistratë i janë bashkuar sot trupës s&eum...
Përdhunoi të miturën, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës VLORË- Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Z ka rënë në prangat e Policisë së Vlor&...
Vinin baste sportive në telefon, arrestohet pronari i lokalit dhe një 19-vjeçar në Fier
Aparatet celularë të sekuestruar nga Policia FIER- Dy persona janë vënë në pranga në Fier, pasi u kapën në...
'E ka lexu të sotmen?'/ PËRGJIMET e punonjësve të call center: Ta lëmë nja 2 ditë se mos e bon kastile
Call Center TIRANË- Bisedat më poshtë, janë mes punonjësve të call centerit në Tiranë, të cilët përm...
Mashtrimi në Call Center/ Punonjësit i merrnin pagesat përmes Bitcoin, gjenden listat me emrat e bankave
Bitcoin TIRANË- Call Centeri i zbuluar në Tiranë, i përfitonte paratë nëpërmjet bitcoin në Shqipëri. Heti...
Arrestimet në call center në Tiranë, dalin bisedat: O të ** r***, sa është pagesa? S'ka %?
Call Center TIRANË- Ditën e sotme janë vënë në pranga disa persona të cilët akuzohen se kanë mashtruar të...
Turqia kërkon ekstradimin, të premte vendoset për fatin e bosit turk të kriptomonedhave
ELBASAN- Të premte do të jepet vendimi përfundmitar për ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Fatih Özer, themeluesit të ...
