Bota

Putin merr vendimin ekstrem për zonat e aneksuara: Vendos ligjin e luftës

Shpallja e gjendjes ushtarake në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia i jep Kremlinit kontroll më të fortë të zonave.

19 Tetor 2022, 14:43 Nga e.k
Putin merr vendimin ekstrem për zonat e aneksuara: Vendos ligjin e
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar se ka firmosur një dekret për vendosjen e ligjit të luftës në katër rajonet e aneksuara nga Ukraina. Shpallja e gjendjes ushtarake në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia i jep Kremlinit kontroll më të fortë të zonave.

Ligji ushtarak ndodh kur autoriteti ushtarak vendoset përkohësisht në vend të sundimit civil, ndërsa në komentet televizive, Putin udhëzoi gjithashtu qeverinë ruse të ngrejë një këshill të posaçëm koordinues nën drejtimin e kryeministrit Mikhail Mishustin për të punuar me rajonet e Rusisë për të nxitur përpjekjet luftarake të Moskës në Ukrainë.

Kujtojmë se Vladimir Putin e ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë. Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin votime të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë. Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. 

vladimir putin

Sondazh

Poll