Bota

"Perëndimi ultimatum Vuçiç", Mediat serbe: Deri në dhjetor të gjendet marrëveshja me Kosovën

Në këtë kuptim, presionet ndaj qeverisë janë shtuar, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se është koha për të prerë zgjidhur marrëveveshjen me Kosovën.

19 Tetor 2022, 10:05 Nga I.A

"Perëndimi ultimatum Vuçiç", Mediat serbe: Deri

SERBI- Presioni ndaj Serbisë për Kosovën dhe Metohinë ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Novosti shkruan se me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat e fuqisë perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një periudhë shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh. Në këtë kuptim, presionet ndaj qeverisë janë shtuar, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se është koha për të prerë zgjidhur marrëveveshjen me Kosovën.

Për këtë ka folur vetë Vuçiç, i cili ka paralajmëruar se ata me të cilët ka folur në lidhje me Kosovën dhe Metohinë nuk ia kanë përmendur vitin 2024, të cilin i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak e ka prezantuar si vit për arritjen e marrëveshjes, por nuk ishin as muaj, tashmë javë. Presidenti do të informojë publikisht për këto presione nesër mbrëma.

Sipas disa informacioneve, në këtë shtrëngim të përshpejtuar të unazës rreth Serbisë, Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës, pra modelin e dy Gjermanive. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.

aleksander vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll