Bota

Aktori Kaalan Walker dënohet me 50 vjet burgim

Ai u arrestua në Los Anxhelos në shtator 2018 dhe u akuzua nga disa modele, të cilat i kontaktoi përmes mediave sociale dhe i premtoi mundësi pune.

19 Tetor 2022, 11:54 Nga k.m.

 

Aktori Kaalan Walker dënohet me 50 vjet burgim
Kaalan Walker

 

SHBA- Aktori dhe reperi Kaalan Walker është dënuar me 50 vjet për abuzim seksual të 7 personave, mes tyre dhe të mitur.  Walker, 27 vjeç, u shfaq në xhirimin e vitit 2018 të filmit të viteve 1970, "Superfly" dhe luajti së bashku me Halle Berry dhe Daniel Craig në dramën e vitit 2017 "Kings".

Ai u arrestua në Los Anxhelos në shtator 2018 dhe u akuzua nga disa modele, të cilat i kontaktoi përmes mediave sociale dhe i premtoi mundësi pune. Autoritetet thanë se akuzat datonin që në vitin 2016. Gjatë një periudhe dyvjeçare, ai i merrte dhe më pas i abuzonte seksualisht./NBC

kaalan walker

Sondazh

Poll