Bota

Rrëzohet avioni në liqen në Greqi, ndërron jetë piloti 75-vjeçar

Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias në lartësinë e liqenit Ylikis. 

19 Tetor 2022, 14:31 Nga I,a,d,a
Rrëzohet avioni në liqen në Greqi, ndërron jetë piloti
avioni i rrezuar

GREQI- Një avion është rrëzuar ditën e sotme në lartësinë e liqenit Ylikis pranë aeroportit të Pernerit në Greqi pak minuta më parë.

Sipas Protothemës, shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e së sotme në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias në lartësinë e liqenit Ylikis. 

Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për rrëzimin e avionit dhe është konfirmuar se ka humbur jetën piloti i avionit të moshës 70-75 vjeç. 

Sipas informacioneve, avioni po përgatitej të ulej në një klub privat ajror “Perneri” që ndodhej në zonë, kur në rrethana të panjohura u përplas në një zonë me drurë, pranë pistës. 

rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll