Bota

DETAJE/ Aksioni në Kapshticë, si punonjësit grekë lejonin shqiptarët me ndalim hyrje të kalonin kufirun pëe 600 euro

Hetimi nisi pas një urdhri të prokurorisë së qytetit verior të Greqisë, Kastoria, pas një hetimi të kryer nga Autoriteti Portual i Patrës.

19 Tetor 2022, 12:30 Nga I.A
 
DETAJE/ Aksioni në Kapshticë, si punonjësit grekë lejonin
Kapshticë

GREQI- Detaje kanë dalë nga arrestimi i disa punonjësve në doganën greko-shqiptare të Kapshticës. Ekathimerini shkruan se  shtatë policë grekë të rangut të ulët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga 100 deri në 600 euro për të lejuar hyrjen dhe daljen e shtetasve shqiptarë nga Greqia, edhe pse ndaj tyre kishte vendime ndalimi të hyrjes në fuqi për shkelje si trafiku i drogës.

Hetimi nisi pas një urdhri të prokurorisë së qytetit verior të Greqisë, Kastoria, pas një hetimi të kryer nga Autoriteti Portual i Patrës. Ekzistenca e korrupsiopnit u konfirmua pasi u hoqën kufizimet e privatësisë në celularët e oficerëve në fjalë. Të përfshirë në këtë grup ishin dhe dy persona të tjerë, i pari pronar i një lokali në afërsi të doganës kufitare dhe i dyti punonjës privat.

Autoritetet po ndjekin penalisht edhe tre taksistë, të cilët morën pasaportat nga shtetas shqiptarë dhe ia transferuan ato oficerëve të policisë në Krystallopigi, ku u vulosën. Sipas hetimeve të Shërbimit të Punëve të Brendshme, grupi dyshohet se ka qenë aktiv që nga viti 2020. Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë janë përfshirë në 77 raste të dhënies së dokumenteve false. Ata vendosin vulën hyrëse-dalëse në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, duke i lejuar ata të vazhdojnë udhëtimin.

Taksistët, përveç dorëzimit të pasaportave, vepronin edhe si grumbullues të dokumenteve të falsifikuara. Nga survejimi i telefonave u zbulua se falsifikimi i pasaportave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pasi në atë kohë kishte shumë pak oficerë të uniformuar në shërbim.

aksion ne kapshtice

Sondazh

Poll