Politike

EKSKLUZIVE/ S’ndalet luksi qeveritar, ministri Klosi me business class për Turqi (Foto)

24 Gusht 2019, 20:45 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ S’ndalet luksi qeveritar, ministri Klosi me business class

TIRANË– Ende pa kaluar 24 orë nga publikimi i faturave të udhëtimeve të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, një tjetër ministër i Ramës ka zgjedhur të paguajë çmime të kripura për udhëtime.

Bëhet fjalë për ministrin Blendi Klosi, i cili vetëm pak më parë është nisur me një avion që udhëton drejt Turqisë.

Klosi ka zgjedhur të udhëtojë me linjën Business-Class, dhe jo me një linjë të çfarëdoshme, që udhëton çdo qytetar tjetër. Madje ministri i Ramës nuk ka preferuar të fluturojë me Air Albania, linja mjaft e reklamuar nga qeveria.

I ulur në sedilje, në foton e siguruar nga Dosja.al, Klosi duket mjaft i qetë, i rrethuar nga lukset që të sjell kjo mënyrë fluturimi.

Destinacioni i ministrit është Stambolli, por ende nuk dihet arsyeja e këtij udhëtimi.

Paraditen e sotme qarkulluan në të gjitha mediat shqiptare faturat që ministrja Gjonaj kishte paguar për akomodimin në hotele jashtë Shqipërisë. Çmimet fillonin nga 700 euro nata. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi blendi klosi ne business class blendi klosi blendi klosi ne business class

Sondazh

Poll