Politike

“Të merren masa”, Braçe i përgjigjet Metës për zjarret: Dëngla hipokrite, i kanë vënë betonin pyllit

24 Gusht 2019, 09:20 Nga DOSJA
“Të merren masa”, Braçe i përgjigjet Metës

TIRANË- Një ditë më parë mali i Shëngjinit u përfshi nga flakët, ku për disa orë përpiu qindra pemë e kullota. Sot një ditë më pas, ku zjarri është shuar, ka reaguar dhe zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, i cili shkruan se zjarri në Shëngjin është i përsëritur dhe i qëllimshëm.

Më tej numri dy i qeverisë shkuan se  ata që i kanë vënë zjarrin duan ta bëjnë atë pronë për truall ndërtimi. “Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!”, shton më tej ai.

Ndërkohë ai ka një përgjigje dhe për Presidnetin dhe për politikanët e tjerë të cilët reaguan dje pas zjarreve në vend, por pa i përmendur me emër ata. “Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt!”, shprehet Braçe.

POSTIMI I PLOTË

KURORA E #SHENGJINIT NE ZJARR E PAS ZJARRIT! Pylli me pisha e shkurre te tjera nuk eshte me! Per 32 ore zjarrefikes, ushtare e punonjes te emergjences, ben gjithcka per te mbrojtur  banesat nga zjarri prane tyre, njeheresh per te shpetuar pyllin. Me banesat ia dolen-i mbrojten, me pyllin jo-s’arriten. Zjarri ne #Shengjin eshte i perseritur, ne te njejten kurore, I QELLIMTE e per kete arsye kriminal. Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, mos e gezoj kurrkush!! Ai qe prone do te grabise, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall!

Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni! Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu! E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy, por #Shengjini dhemb edhe me shume! Per shume kohe, ne #Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij, e ndane me pyllin, malin, me nje mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap, pa pyetur per shkaterrimin! Tek interesa te tilla nis; Me keto interesa duhet luftuar, te medha apo banale qofshin! Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht, kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues, e ndez dhe e perhap flaken kudo! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!

Ditën e djeshme vendi ynë u përfshi nga disa zjarre. Vatra të mëdha flakësh shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje në Fier, Roskovec, Tepelenë dhe Shëngjin. Zjarret për disa orë shkatërruan pyjet, pasi dhe ndërhyrja e zjarrëfikëseve ishte e vështrië. Për këtë situatë reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi që të merershin masa urgjente, ndërkohë ministria e Mbrojtjes bëri me dije se forca të shumta të Ushtrisë ishin në terren duke luftuar me flakët. Sot është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar si zjarrëvënës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace ilir meta zjarret ne shqiperi zjarret ne vend zjarri ne shengjin erion brace ilir meta zjarret ne shqiperi zjarret ne vend zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll