Politike

700 euro nata në hotele luksi, Rama merr në mbrojtje Gjonajn: Më merrni të keqen, jetoj çdo ditë … (FOTO)

24 Gusht 2019, 10:58 Nga DOSJA
700 euro nata në hotele luksi, Rama merr në mbrojtje Gjonajn: Më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vazhdon të replikojë me komentuesit në rrjetet sociale lidhur me faturat e publikuara për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Një komentues i cili i tha Ramës, se Gjonaj duhet shkarkuar, ka vijuar komunikimin me të, dhe kryeministri ka humbur qetësinë, dhe i ka bërë me dije se është një njeri që mendon për popullin, dhe se lajmi për faturat e Gjonajt është i gabuar. Por, Rama nuk ka dhënë më informacione sepse lajmi është gabim…

Replika:

Qytetari: Shpenzimet e saj ne hotele luksi ja kalojn 1km asfalt,mirë e the kazanin,sepse si te ju atje si te ne në Ks na kani futur si popull në kazan! Jasht kazanit jeni ju,mbrenda jemi ne,ju e rrokullisni kazanin,vetëm mos na hudhni ne detë.

Edi Rama: ti mua merr te keqen se jam shume me teper popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo nate me kete popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish te zakonshem ne dite, pervec puneve te tjera, po qe ta marresh vesh ti, e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt edi rama etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll