Politike

‘Gjonaj 700 euro nata në hotelin në Romë’, Rama zihet me komentuesin: Ku e pe? Apo në ndonjë kazan?

24 Gusht 2019, 09:58 Nga DOSJA
‘Gjonaj 700 euro nata në hotelin në Romë’, Rama zihet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon me replikat e tij me komentuesit në rrjetet sociale. Pyetje të ndryshme, çështje, ankesa dhe komplimente i adresohen përditë Ramës, i cili duket se ka gjetur kohën e lirë për t’ju kthyer përgjigjie. Një nga qytetarët, i ka kërkuar sot kryeministrit të shkarkojë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas publikimit të faturave të kripura të hoteleve ku ministrja ka shkuar në vitin 2018.

Replikat e Ramës me komentuesin:

Qytetari: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? po e shkarkove kët do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj nē hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burr njëher e mire qoje ne shtëpi.

Edi Rama: Nga e nxorre kete kilometrin e hotelit apo ke hyre ne ndonje kazan?

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt edi rama etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll