Politike

Skandali me ‘Bankers Petroleum’/ Tolerimi që i bënë Financat për 2 vite, pse Denaj s’lejoi derdhjen e 104 mln lekëve

24 Gusht 2019, 18:57 Nga DOSJA
Skandali me ‘Bankers Petroleum’/ Tolerimi që i bënë

TIRANË– Dosja.al siguroi dhe publikoi ditën e sotme faksimilen, ku tregohej urdhri i ministres Anila Denaj në lidhje me pezullimin e vendimit që detyronte kompaninë “Bankers Petroleum”, që t’i paguante shtetit 104 milionë lekë dëme.

Dosja.al ka vëzhguar më tej këtë situatë dhe ka zbuluar se “Bankers Petroleum” i janë bërë shumë tolerime nga qeveria shqiptare.

Inspektimi në këtë kompani, që daton në vitin 2017 tregon që paratë duhet të ishin paguar brenda 30 ditëve që nga dita e vendosjes së gjobës. Por kur kanë kaluar tashmë ë shumë se dy vite, gjoba jo vetëm nuk është paguar, por është pezulluar.

Burime për Dosja.al tregojnë se për dy vite nuk është asnjë veprim nga organet taimore në lidhje me gjobën e vendosur kundrejt kësaj kompanie.

Bazuar në tagerin ligjor, nëse një gobë nuk paguhet brenda 30 ditëve, të bllokohen të gjithë llogaritë bankare, gjë e cila nuk ka ndodhur me “Bankers Petroleum”. Madje edhe në rast apelimi, duhet depozituar të paktën një pjesë e vlerës së gjobës.

Në vitin 2017, Inspektorët e Doganave, hartuan një dosje të plotë, ku përcaktohej shkalla e dëmit, shmangia e detyrimit dhe gjoba përkatëse për “Bankers petroleum”, ku gjetën shkelje të shumta. .

Në momentin, kur kjo faturë duhet paguar nga Bankers, ministrja Anila Denaj jep urdhrin për pezullimin e saj. Një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, dhe se ka problematika, dhe se ka volum çështja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj bankers petroleum denaj pezullon gjoben vendimi per bankers anila denaj bankers petroleum denaj pezullon gjoben vendimi per bankers

Sondazh

Poll