Politike

VIDEO- I ofrojnë trahana në Gjirokastër, Rama e 'refuzon': Atë e di unë, ha shumë pak

Pronari i hotelit i ofron kryeministrit trahana për mëngjes, ndërsa Rama i thotë se ha shumë pak, duke e refuzuar.

19 Tetor 2022, 09:52 Nga A.B
VIDEO- I ofrojnë trahana në Gjirokastër, Rama e
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama po qëndron ditët e fundit në Gjirokastër. Ai ka ndarë video dhe foto nga hoteli ku po qëndron, ndërsa mëngjesin e sotëm ka postuar në 'Facebook', bashkëbisedimin me pronarin e hotelit. Ky i fundit i ofron kryeministrit trahana për mëngjes, ndërsa Rama i thotë se ha shumë pak, duke e refuzuar.

BISEDA:

Pronari: Ishte një ndërtesë e vjetër. Me shumë punë e përshtatëm. Kam pasur hotel në Gjirokastër më poshtë dhe duke punuar vajtëm 15 vite më turizëm dhe ndërtuam këtë këtu lartë. Ne jemi munduar që t’ i qëndrojmë pranë. U munduam dhe ja arritëm. Gjirokastra është plot me turistë dhe këtë vit ka qenë bombë fare. Ka qenë viti më i mbarë, sezoni po zgjat aq shumë sa nuk po pushojmë akoma. Me Bypass-in dhe parkimin do të jetë super fare. Pagat i kemi rritur.

Rama: Sa merr ajo vajza?

Pronari: Ajo merr 350 mijë lekë në muaj, pro është studente tani ka ardhur.

Punëtorja: Nuk krahasohet puna si në vendin tënd. Jam në shtëpi me prindërit me njerëzit e tu. Andej mund të paguhem ,por jetesa nuk është njësoj. Është më mirë të jem me prindërit sesa të kem lekët dhe mos të kem prindërit afër.

Pronari: Kishim dëshirë që të provonit, trahananë e këto gjerat e tjera të grave gjirokastrite se janë shumë nikoqire.

Rama: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak, jam...

edi rama

Sondazh

Poll