Politike

“Kemi arrestuar 4 kafshë”, Rama për vrasjen e punëtorit në Tiranë: Patjetër që është përgjegjësia e Polic

24 Gusht 2019, 06:52 Nga DOSJA
“Kemi arrestuar 4 kafshë”, Rama për vrasjen e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku u vra një punëtor me plumb në kokë.

Teska replikon me komentuesit në Facebook, Rama shkruan se kjo ngjarje e rëndë është përgjegjësisia e Policisë së Shtetit, e cila sipas tij ka reaguar në kohë.

Në reagimin e tij numri një i qeverisë shprehet se Policia e ka zbuluar ngjarjen “dhe ka arrestuar katër kafshë deri tani”.

KOMENTI: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat

PËRGJIGJA E RAMËS: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke?

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë. Griseldo dhe Albani Kusi janëemra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedent të mëparshëm penal. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama indrit celaj vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane edi rama indrit celaj vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll