Aktualitet

FOTO- Burri në Gjirokastër nuk pranoi të merrte mjekimin, kyçet në banesë, ndërhyn policia dhe zjarrfikësit

Pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar ndërsa autorin e kanë shoqëruar për në spital pasi vuan nga probleme mendore.

18 Tetor 2022, 13:46 Nga A.B
FOTO- Burri në Gjirokastër nuk pranoi të merrte mjekimin,
Vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një burrë është kyçur në banesën e tij Gjirokastër, duke refuzuar mjekimin, duke qënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Dosja.al raporton se bëhet fjalë për Artur Pulerin, i cili u mbyll në banesë bashkë me gruan e tij, Ruzhdije Puleri. Policia dhe forcat zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndaluar autorin dhe kanë arritur të lirojnë gruan duke shkatërruar derën e banesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:20, një shtetas ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi në banesën e tij, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, shtetasi A. P., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë, dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar ndërsa Artur Puleri është shoqëruar për në spital.

 

rrembehet gruaja ne gjirokaster gjirokaster artur puleri ruzhdije puleri

Sondazh

Poll