ME VIDEO/ Artan Hoxha nxjerr PAMJET: Si u ekzekutua brenda hotelit miku më i ngushtë i Ervis Martinajt
Dy biznesmenët, një prej tyre mik i ngushtë me Ervis Martinajn, ku mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit.
TIRANË- Pamje të reja të atentatit të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës kanë dalë, kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga ekzekutimi i tyre. Dy biznesmenët, një prej tyre mik i ngushtë me Ervis Martinajn, ku mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të nxjerra edhe nga Artan Hoxha, duken fillimisht dy djemtë e Paulin Gjergjit ndodhen në makinën e parkuar në hotel. Më pas, tre atentatorët vijnë me makinë në oborrin e lokalit, kërcënojnë me armë djemtë e Paulin Gjergjit. Këto pamje i ka publikuar më parë edhe Dosja.al.
Ndërkohë që më pas, i pari në hotel hyn atentatori Eduart Lamaj. Pasi ka shkëmbim zjarresh me një nga të ndjerët, Lamaj plagoset në këmbë. Pasi futen edhe të tjerët brenda në hotel, "mbarojnë punën" dhe më pas tërheqin drejt makinës Eduart Lamajn dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Kush janë viktimat?
Bujar Lika, personazh i njohur në Laç, ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinit dhe Ylli Brahimit. Brahimi gjatë gjithë ditës së ngjarjes, ka qënë nën shoqërinë e Bujar Likës, dhe në gjyqin kundër Lamaj dhe Ilir Likës, Brahimi rezulton të jetë thirur si dëshmitar. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Sipas Prokurorisë, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur. Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.
Sondazh
Lejuan ndërtime pa leje të 29 objekteve në Lushnje, pezullohen nga puna 4 punonjës të IMTV-së
Policia LUSHNJE- Katër punonjës të IMTV-së në Lushnje janë vënë në pranga nga policia. Katër personat,&nb...
Fermerët duan të braktisin tokat/ Rritja e kostos së mbjelljeve po i falimenton
Foto ilustruese Bilbil dhe Ilirjana Tabaku janë një çift bashkëshortësh nga Çanakaj në Lushnjë, q&eu...
Kërkimi i naftës, 'Blloku 5' në tokë del për të disatën herë me interes
Foto ilustruese Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka nxjerrë për shprehje interesi nga ana e investitorëve potencial&e...
EMRAT- Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen 5 persona në Tiranë
Policia TIRANË- Policia ka goditur katër raste të ndryshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona t...
Rregullorja e re, SafeJournalist: KLP kërcënon gazetarët me heqjen e akreditimit, cënon lirinë e medias
KLP TIRANË- Rregullorja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) është kritikuar nga rrjetin 'Safe Journalis...
Akuzohet për disa vrasje në Elbasan, SPAK tërheq aktet për Erion Alibej, s'u përputhën dëshmitë e të penduarve
Erion Alibej TIRANË- Prokuroria e Posaçme tërheq aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si...
Të arrestuar për kanabis e vjedhje, Gjykata e Durrësit cakton masat për 4 persona
Gjykata e Durrësit DURRËS- Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Durrës. Mësohet se ...
Shpërdoroi detyrën si ekonomist në një subjekt privat, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan (EMRI)
Policia ELBASAN- Policia ka vënë në pranga, Oli Andonin. Ky person, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist në ...
Plagosje në Tiranë/ 28-vjeçari plagos të miturin, arrestohet menjëherë, me vete kishte dhe hashash
Foto ilustruese TIRANË- Një 28-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një të mitur në Tiranë. Me anë të nj&e...
Ish-kunati i Martina Pajollarit mohon akuzat për rrjetet sociale: Të dija t'i përdorja do kisha gjetur nuse për vete
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit TIRANË- Ish-kunati i Martina Pajollarit, Xhoni Potka ka mohuar aku...
