Aktualitet

Shpërdoroi detyrën si ekonomist në një subjekt privat, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan (EMRI)

36-vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.

18 Tetor 2022, 12:31 Nga A.B
Shpërdoroi detyrën si ekonomist në një subjekt privat,
Policia

ELBASAN- Policia ka vënë në pranga, Oli Andonin. Ky person, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist në një subjekt privat. Policia informon se 36-vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.  Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.

oli andoni arrestim ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll