Aktualitet

Të arrestuar për kanabis e vjedhje, Gjykata e Durrësit cakton masat për 4 persona

3 persona e tjerë kanë rënë në pranga për plagosje me dashje, kultivim i lëndëve narkotike si dhe vjedhje e energjisë elektrike.

18 Tetor 2022, 12:42 Nga I.A
Të arrestuar për kanabis e vjedhje, Gjykata e Durrësit cakton
Gjykata e Durrësit

DURRËS- Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Durrës. Mësohet se në pranga ka rënë Bledar Plaku, i cili është dënuar me 4 vite burg për trafikim të lëndëve plasëse. 3 persona e tjerë kanë rënë në pranga për plagosje me dashje, kultivim i lëndëve narkotike si dhe vjedhje e energjisë elektrike. Për këta persona Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg'.

Njoftimi i Policisë:

Në pranga ranë shtetasit: -Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse; -A. H., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, një shtetas tjetër;

-B. V., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 53-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike në banesën e tij; -I. D., 54 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasit I. D. iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektike, në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

bledar plaku gjykata e durresit

Sondazh

Poll