Politike

“Freski për audiencën”, Rama e citon për Teatrin, aktorja e ‘frenon’: Jeni ngatërruar, është hera e dytë që ndod

23 Gusht 2019, 18:12 Nga DOSJA
“Freski për audiencën”, Rama e citon për Teatrin,

TIRANË– Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e cila është pro për ndërtimin e një godine të re në vendin ku sot është Teatri Kombëtar.

Rama ka zgjedhur aktoren dhe regjisoren kosovare Ilire Vinca dhe teksa citon fjalët e saj, shkruan se një godinë e re do të ishte një freski për audiencën.

Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

ILIRE VINCA :
Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”- shkruan kryeministri Rama.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjia e aktores Vinca, e cila është shprehur se kjo deklaratë që ajo ka dhënë më parë nuk ka pasur lidhje me Teatrin Kombëtar në Tiranë.

I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit,”– shkrua Vinca në një koment në statusin e kryeministrit.

Rama ka zgjedhur që artistëve e aktivistëve që kërkojnë ruajtjen e godinës të mos u përgjigjet me fjalët e tij, por të artistëve të tjerë. Kryeministri ka sjell në vëmendje deklaratën e Raimonda Bulkut, Jusuf Vrionit të Leka Bungos, të cilët sipas tij kërkojnë një teatër të ri.

Por në shumë raste kryeminsitri ka gabuar duke i cituar fjalët e thëna nga artistët në kontekstin që ka dashur vetë.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilire vinca teatri kombetar edi rama ilire vinca teatri kombetar

Sondazh

Poll