Aktualitet

Studenti: Do ketë radhë të gjata për të marrë abone, vetëm 2 pika ka vendosur Bashkia, do shkojnë me mijëra

Emiljano tregoi se nga 16 mijë lekë të vjetra, abonoja kushton 6 mijë lekë të vjetra për studentët.

18 Tetor 2022, 09:24 Nga A.B
Studenti: Do ketë radhë të gjata për të marrë
Autobusi

TIRANË- Studentët vuajnë për t'u pajisur me abone. Kështu, ka bërë të ditur studenti Emiljano Kita për Euroneës Albania të gjitha vështirësitë më të cilat has një student, ndër to pagesat e qirasë apo transporti. Shtëpitë janë nga 300-400 euro dhe një studenti i duhet të paguajë të paktën 100 mijë lekë të vjetra me këdo ta ndajë shtëpinë, por jo vetëm kaq, edhe shpenzimet për ushqime kanë shkuar në stratosferë, thotë ai.

Emiljano tregoi se nga 16 mijë lekë të vjetra, abonoja kushton 6 mijë lekë të vjetra për studentët.

Në rastin konkret bashkia ka dhënë informacionin që abonetë do jenë falas dhe ka vënë vetëm 2 pika të cilën ne do e shohim në vazhdim sesi do procedohet. Shpërndarja nuk ka nisur dhe unë them se në vazhdimësi do të ketë problematika për këtë pjesë sepse ka vetëm 2 pika dhe do shkojnë mijëra studentë në 2 ditë,” – u shpreh ai.

abone studente

Sondazh

Poll