Aktualitet

Konfindustria: Korrupsioni është problemi në biznesin shqiptarë, 'pasaportat e arta' problem

Megjithatë, vlerësojmë, se pjesa e Raport Progresit 2022 për kapitujt ekonomikë, që prekin drejtëpërdrejtë edhe marrëdhëniet tregëtare me Bashkimin Europian mund të ishte më e thelluar profesionalisht dhe më e plotë në trajtim.

18 Tetor 2022, 09:04 Nga I.A

Konfindustria: Korrupsioni është problemi në biznesin

TIRANË- Konfindustria mbështet në përgjithësi gjetjet e Raport Progresit 2022 të përgatitur nga Komisioni Europian/KE për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Megjithatë, vlerësojmë, se pjesa e Raport Progresit 2022 për kapitujt ekonomikë, që prekin drejtëpërdrejtë edhe marrëdhëniet tregëtare me Bashkimin Europian mund të ishte më e thelluar profesionalisht dhe më e plotë në trajtim. Konfindustria vlerëson, se shqetësim i ndjeshëm për gjëndjen dhe konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare, sidomos për industritë dhe prodhuesit në përgjithësi, paraqesin politikat tregëtare.

Në vazhdimësi kategori të gjera të industrive dhe prodhuesve shqiptare ndihen nën trysninë e politikave tregëtare të vendeve konkurente, veçanërisht të Bashkimit Europian. Eksportet e kategorive të prodhimeve dhe shërbimeve të shumta të vendeve të BE, si pasojë e ndihmave dhe financimeve në mënyrë jopërpjestimore me të ngjashmit e tyre “ Made in Albania”, në mjaft raste janë në kufijtë e ndershmërisë tregëtare dhe marrëveshjeve të lidhura si MSA/ Marrëveshja e Stabilizim Associjimit, OBT,. Veçanërisht gjëndja e mësipërme ka ardhur duke u rënduar pas pasojave të pandemisë Covid. Institucionet përgjegjëse shqiptare kanë kapacitete mjaft të dobëta për tu përballur me problematikën e mësipërme. Konfindustria vlerëson, se më të thelluara duhet të ishin edhe pjesët e Raport Progresit 2022 në fusha të rëndësishme si zhvillimi qëndrueshëm, me fokus kryesor gjetjen e mundësive dhe financimeve të nevojshme për plotësimin e standarteve mjedisore si edhe sigurinë ushqimore.

Problematike në mjedisin e biznesit shqiptar paraqitet edhe dukuria e korrupsionit, sidomos të “state capture/kapjes së shtetit”në vendimarrjet qeveritare, monopolet, prishja e konkurencës dhe cilësia ende mjaft e ulët e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, efektiviteti i përdorimit të financimeve të deritashme të rëndësishme të BE me synim të orientimit më eficient të tyre në të ardhmen në fushat e mësipërme vlen të analizohet. Konfindustria mbështet në tërësi qëndrimet e Komisionit të BE, lidhur me pasojat e mundshme për ekonominë dhe standartet e konkurueshmërisë së biznesit shqiptar, të nismave të qeverisë shqiptare të tilla si “falja fiskale”, “pashaportat e arta”, etj.

konfindustria

Sondazh

Poll