Aktualitet

Shqiptarët i përzënë nga kampi në Gjermani: Na kanë nxjerrë në rrugë, jemi të diskriminuar, s'mund të kthehemi në vendin tonë

Emigrantët shprehen se ata nuk munden as të ikin në një vend tjetër dhe as mund të kthehen pas në vendet e tyre, pasi kanë probleme të shumta.

17 Tetor 2022, 23:44 Nga F.M
Shqiptarët i përzënë nga kampi në Gjermani: Na
Shqiptari

TIRANË- Refugjatë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar ndihmë pasi janë nxjerrë jashtë në rrugë nga kampi Ingolstadt, Komuna e Munchenit në Gjermani, ku qëndronin. Ata kanë dërguar një video në 'Balkanweb', përmes të cilës kërkojnë ndihmë dhe thonë se nuk kanë ku të shkojnë. Emigrantët shprehen se ata nuk munden as të ikin në një vend tjetër dhe as mund të kthehen pas në vendet e tyre, pasi kanë probleme të shumta.

“Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë na kanë nxjerrë nga kampi në të ftohtë, në rrugë me gjithë çanta. Nuk kemi ku të shkojmë. I bëjmë thirrje ambasadorit tonë të marrë masa. Sjellje diskriminuese ndaj shqiptarëve nga autoritetet e kampit. Kemi ardhur për hall, nuk kemi ku të kthehemi, kemi probleme”, deklarojnë ata.

shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll