MISTERI/ Si kaloi droga? Polici i Rrugores dhe ish-komandoja kaluan nga Rinasi pa valixhe, çfarë doli nga verifikimet
Të vetmet episode që lidhin trekëndëshin Rinas-Stamboll-kanabis, janë ato që lidhen me dy shtetas turq. Më 2 dhe 8 tetor, dy turq janë kapur në Rinas pasi dyshohet se po transportonin kanabis drejt Stambollit. Por ajo që nuk dihet është nëse droga e kaluar nga turqit lidhet me arrestimin e mëpasshëm të dy shqiptarëve në Turqi.

TIRANE- Kur kanë kaluar 3 ditë që prej arrestimit të policit të Rrugores Florenc Bicerri dhe shokut të tij, ish-komandos Kujtim Çeliku, autoritetet shqiptare ende nuk kanë mundur të provojnë sesi ata arritën të kalojnë drogën përmes Aeroportit të Rinasit, edhe pse nuk është provuar as nga pala turke dhe as nga ajo shqiptare se ku e gjetën dy shqiptarët drogën.
Burime nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, i thanë "Dosja" se nga verifikimet e bëra deri më tani rezulton se në momentin që ata kanë kaluar në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, nuk kanë patur asnjë valixhe me vete. Florenc Bicerri 27 vjeç dhe Kujtim çeliku, kanë udhëtuar bashkë dhe janë arrestuar bashkë por të dy nuk kanë patur asnjë çantë apo valixhe me vete.
Të vetmet episode që lidhin trekëndëshin Rinas-Stamboll-kanabis, janë ato që lidhen me dy shtetas turq. Më 2 dhe 8 tetor, dy turq janë kapur në Rinas pasi dyshohet se po transportonin kanabis drejt Stambollit. Por ajo që nuk dihet është nëse droga e kaluar nga turqit lidhet me arrestimin e mëpasshëm të dy shqiptarëve në Turqi.
Po të njëjtat burime sqarojnë se arrestimi i tyre është bërë në një park kamionësh në Turqi, disa metra larg aeroportit ku kaluan çeliku e Bicerri duke hapur dyshimin se lënda narkotike mund të jetë kaluar në një tjetër metodë.
Lidhjet e datave janë duke u trajtuar nga AMP pasi Bicerri kaloi në Rinas më 5 tetor, në momentin kur edhe Komisariati i Policisë Rrugore nisi hetimin disiplinor për të parë edhe mënyrën e largimit nga puna, pasi nuk u paraqit në detyrë. AMP është duke verifikuar edhe përfshirjen në rrjet të personave të tjerë të dyshuar që mund të kenë ndihmuar Bicerrin dhe çelikun.
Si ndodhi arrestimi? Më 15 tetor 2022, në Turqi në një parking kamionësh u arrestuan 3 shqiptarët, Florenc Bicerri, Kujtim çeliku dhe Ardian Qirici. Mediat në Turqi raportuan se janë 3 persona që iu janë gjetur rreth 33 kilogram kanabis. Policia vendosi direkt përjashtimin e Bicerrit ndërkohë që hetimi vazhdon. Si kaloi droga nga Rinasi, kjo është "dilema"./Dosja.al
Sondazh
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 tetor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë nj...
HARTA LIVE: Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë në mesditë
Moti TIRANË- Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orë...
UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza e luftës, më e larta në rajon
Banesa Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që...
Shqiptarët i përzënë nga kampi në Gjermani: Na kanë nxjerrë në rrugë, jemi të diskriminuar, s'mund të kthehemi në vendin tonë
Shqiptari TIRANË- Refugjatë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar ndihmë pasi ja...
Policia greke godet rrjetin e transportit të migrantëve drejt Shqipërisë! Arrestohen 14 persona
Policia greke GREQI- Policia greke arrestoi të hënën 14 persona që akuzohen si anëtarë të një rrjeti që organi...
I fejuari i Tina Pajollarit: Ajo qan kur e pyes për vrasjen e Martin Çeços, mendoj se është e pafajshme
Artjon Ferraj TIRANË- Artjon Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit ka treguar se e ka pyetur partneren e tij në lidhje me vrasjen e Martin &Cced...
Flet i fejuari i Tina Pajollarit: U njohëm duke mbledhur çaj në verë, shkëmbyem numrat dhe u fejuam
Artion Ferraj dhe Tina Pajollari TIRANË- Artion Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit,e cila është lënë në burg për vra...
Emri/ Përleshje në Londër, vritet me thikë 27-vjeçari shqiptar
Vendi ku u vra shqiptari në Londër BRITANI E MADHE- Lumturi Zeqja, një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë...
VD/ Turistet nga Zvicra rrëfejnë tmerrin e dhunës në Ksamil: Ndaluam për karburant, sulmuesit u futën me shkopinj
Turistet KSAMIL- Dy turiste nga Zvicra që po pushojnë në jug të vendit u bënë dëshmitare të incidentit të r&eu...
FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë një person
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në zon&eu...
